Nëna e trajnerit të Manchester Cityt Pep Guardiola ka vdekur nga koronavirusi, lajmin e konfirmoi klubi të hënën.
Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, City tha se Dolors Sala Carrió, 82 vjeç, kishte ndërruar jetë në Barcelonë.
Guardiola më parë kishte dhuruar 1 milion euro (1,08 milion dollarë) për luftën kundër virusit, duke ndihmuar fondin e Fondacionit Angel Soler Daniel dhe Kolegjin Mjekësor të Barcelonës.
Kolegji tha se dhurimi do të shkonte drejt blerjes dhe furnizimit të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse për mjekët që luftojnë kundër pandemisë Covid-19.
135.032 raste të konfirmuara në Spanjë dhe 13.055 vdekje, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.