fbpx

Ndërron jetë një nga dy shqiptarët që u rrëzuan nga lartësia, por çfarë dyshon policia? Detajet

nder.jpg

Ka ndërruar jetë 38-vjeçari D.B, një nga dy shqiptarët që u rrëzuan nga një kapanon në Itali në rrethana ende të panjohura.

Të dy u lanë të premten në mëngjes para urgjencës në një spital në Firence nga një makinë, që më pas u largua. Sipas hetimeve, të dy po përpiqeshin të hynin në depon e një firme prodhimesh lëkure dhe janë rrëzuar nga një lartësi gati gjashtë metër. Në rastin e Balliut, dëmtimet kanë rezultuar vdekjeprurëse. Shqiptari tjetër nuk është në rrezik për jetën.

Hetimet po kryhen nga karabinierët që po punojnë për identifikimin e dy personave i dërguan në spital.

Prania e tyre në vendngjarje konfirmohet edhe nga gjurmët e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur pranë kapanonit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303