Një pacient me COVID-19 ka ndërruar jetë në Kosovë. Mësohet se viktima ishte një 71-vjeçar nga Prizreni. Numri i personave që kanë humbur jetë si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 32.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç ínfeksionit me Còvid -19, kishte edhe sèmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Advertisement