fbpx

Ndërron jetë papritur aktori i njohur

ndahet.png

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare si pasojë e një sëmundje aktori i njohur, Ben Cross.

Në një postim në Facebook, vajza e tij Lauren shkroi se ishte “zemërthyer” për vdekjen e të atit. Ajo u shpreh se aktori ishte sëmurë dhe kohët e fundit gjendja e tij u përkeqësua. Ndërkohë që përfaqësuesit e Ben Cross shtuan se ai sapo kishte mbaruar xhirimet e filmit horror “The Devil’s Light” dhe këtë vit do të shfaqet në një rol kryesor në filmin “Last Letter From Your Lover”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303