fbpx

Ndërron jetë shkencëtari rus Alferov, fitues i Nobelit për fizikë

scientist.jpg

Shkencëtari rus, Zhores Alferov, që fitoi çmimin Nobel në fizikë ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Vdekjen e tij e ka lajmëruar gruaja e tij, ndërsa shkaku i vdekjes nuk u zbulua.

Fizikanti ishte gjithashtu deputet komunist në dhomën e parlamentit.

Alferov mori çmimin Nobel për fizikë në vitin 2000 për punën e tij në teknologjitë gjysmë-përçuese dhe laser.

Ky çmim ishte një nxitje për shkencat ruse sovjetike.

Alferov u nderua për punën e tij pioniere me teknologjinë që tani përdoret në çdo gjë, nga satelitët në telefonat celularë dhe skaner të kodit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303