Ndërron jetë themeluesi dhe stilisti i markës Kenzo, nuk iu mbijetoi luftës me Covid-19

kenzo_takada._photo-courtesy.jpg

Stilisti i njohur japonez, Kenzo Takada, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pas infektimit me koronavirus.

Zëdhënësi i tij ka konfirmuar se Kenzo ka ndërruar jetë në spital ditën e diel për shkak të Covid-19.

Ai ishte stilisti i parë japonez që u përfshi në industrinë botërore të modës dhe të gjitha dizanjet e tij dallonin për grafikët plot ngjyra dhe printet me lule.

Kenzo ishte i famshëm jo vetëm për veshjet luksoze, por edhe ato të thjeshta që mund të vishen gjatë përditshmërisë.

Stilisti i shiti markën e tij LVMH në 1993 dhe u largua nga brandi 6 vite më vonë.

Kenzo lindi në vitin 1939 dhe gjatë jetës zhvilloi pasionin e tij për vizatimin dhe qepjen.

Në vitin 1965 ai u zhvendos në Francë, ku supozohej të qëndronte për pak kohë, por aty u shpërngul përgjithmonë.

Në 1983 krijoi një linjë veshjesh për meshkujt dhe në 1988 nxori në shitje parfumin e tij të parë, Kenzo Kenzo.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303