fbpx

Ndërsa zhvillohet protesta/ Ambasadorja amerikane dhe ai gjerman me urgjencë te Rama

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi po mbahet në Kryeministri, ku pak minuta më parë ka mbërritur eskorta e ambasadores Kim. Ky është takimi i tretë brenda 5 ditëve, i ambasadores Kim me kryeministrin Rama.

Besohet se në qendër të diskutimeve është reforma zgjedhore por edhe situata politike e tensionuar në vend pas shembjes së Teatrit Kombëtar.