Ndërtesat simbol të Tiranës, “copy-paste” nga sovjetikët

Imitimet e ndërtimeve të bashkimit sovjetik janë mjaft interesante kur kthehemi pas në kohë dhe i krahasojmë në historinë e arkitekturës në Shqipëri. Shumë objekte të cilat u ndërtuan me ideologjinë e asaj kohe kanë mbetur edhe sot si pjese mjaft interesante në historinë e kryeqytetit tonë.

Cilat janë ideologjitë sovjetike të cilat sot njihen edhe si pikat më orientuese:

-Ish Kinostudio Shqipëria e Re

(imitim i Sochi Art Museum nga arkitekti Ivan Zholtovsky)

-Teatri Migjeni

-Pallatet Shallvare

-Pallatet Agimi,realizuar nga Gani Strazimiri

Ne ende sot i përdorim si pika orientuese në zonat më të populluara të kryeqytetit por historia dhe emri të cilin ato mbartin është mjaft interesante.

“Shallvaret” kanë ruajtur të njëjtin emër pavarësisht sistemeve që kanë kaluar. Thuhet se emrin mund ta ketë marrë nga një pasanik tokash Miltiadh Shallvari ose domethënia e saj mund të shpjegohet nga gjuha turke që do të thotë brekushe. Fusha në atë kohë shërbente si shesh lojërash për garnizonin turk.

“Pallatet Agimi”, përse u quajtën kështu?

Pas ndërtimit të pallateve shallvare u ndërtuan pallatet Agimi të cilat lindën si nevojë edhe e shtimit të popullsisë. U aplikua e njëjta strukturë arkitektonike. Ato morën emrin “Agimi” si simboli që përfaqëson kjo fjalë.

Ajo që i bën ato interesante  është mënyra se si u ndërtuan këto pallate. U ndërtuan nga 500-600 të burgosur të cilët punuan për ndërtimin e tyre. Madje thuhet se pati edhe një tentativë për arratisje por i larguari u kap.

0e793fa6-b063-4f84-8ea8-ceacfeed9fa1 6f970918-a5ec-4f9f-9dac-47fd84667250 24eedcb4-ab1f-4cef-a017-55bd137911dc 689d11de-03e2-4d1d-ab62-0527c1b37390 35941fa9-fe9b-4bc0-bb8b-3dc868530aae 70886100-aa66-41d0-9fa2-065f5f08d49f be1d7767-a4a5-4866-8803-abe0987c8ff5
<
>
Sochi Art Museum në Rusi u bë në Shqipëri Kinostudio

Lër një koment