Ndërtimet informale, ATP publikon emrat e pronarëve që përfitojnë

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se ditën e premte ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 290 (dyqind e nëntëdhjetë) kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Foto ilustruese

Për 290 (dyqind e nëntëdhjetë) kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar.

Nga 290 (dyqind e nëntëdhjetë) kërkesat e miratuara, 289 (dyqind e tetëdhjetë e nëntë) kërkesa përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse dhe 1 (një) kërkesë përfiton këstin e pestë prej 13 % të vlerës totale të miratuar me VKM.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 290 (dyqind e nëntëdhjetë) kërkesa, është në vlerën 318 739 310,47 (treqind e tetëmbëdhjetë milion e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e treqind e dhjetë presje dyzet e shtatë) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Lër një koment