fbpx

Ndërtimet pa leje/ Ministrja e Drejtësisë ftesë të gjithë deputetëve, jep mesazhin

GJONAJ-770x415.png

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka bërë një ftesë të gjithë deputetëve që të votojnë një projektligj. Sipas saj, ky projektligj do të forcojë politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje.

Më tej, Gjonaj shtoi se duhen përmbushur ligjet dhe kriteret për ndërtimet

Duam të ndërhyjmë në kodin penal që të mbrojmë shëndetin e njerëzve, që të mbrojmë edhe punimet në ndërtime. Me ndryshimet, forcojmë ligjet për çdo ndërtim pa leje. Ligji aktual nuk parashikon pasojat deri në humbje jete. Përgjegjësitë janë të parashikuara në KED. Të forcojmë politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje.  Duhen përmbushur ligjet dhe kriteret për ndërtimet. Me anë të këtij ligji, garantojmë se çdo metër katror ndërtim, të jetë sipas standardeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303