fbpx

Ndeshja Bjellorusi-Shqipëri/Publikohen formacionet zyrtare, Reja zgjedh 11 “luftëtarët”

Kombëtarja nis sonte nga Minsku aventurën e saj në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45 luhet Bjellorusi-Shqipëri e vlefshme për grupin e katërt të Ligës C. Megjithë problemet e shumta për shkak të situatës së pandemisë dhe dëmtimeve të futbollistëve kuqezinjtë janë gati dhe optimistë për ta nisur me fitore.

Edhe në konferencë trajneri Edi Reja tha se me formacionin nuk do të bëjë eksperimente për shkak të mungesave. Kjo është vërtetuar edhe në formacionin zyrtare 3-51, pasi porta do të mbrohet nga gjigandi i Lazio-s, Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë treshja Dermaku, Gjimshiti dhe Veseli. Mesfushën me 5 do ta plotësojnë Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi dhe Keidi Bare, ndërsa në sulm Manaj do të mbështesë Sokol Cikalleshin.

Ndërkohë Bjellorusia do të zbresë në fushë me këtë formacion: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic.