fbpx

Ndeshja Kosovë-Angli, ambasada e Britanisë bën thirrje për…

welcome.jpg

Ditën e dielë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja kualifikuese për Euro 2020 mes Kosovës dhe Anglisë.

Ambasada e Britanisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje fansave të skuadrës së Anglisë të vijnë në Prishtinë për të arë ndeshjen, duke e përshkruar Kosovën si vend mikpritës dhe me njerëz miqësorë.

“Thirrje për të gjithë fansat e Anglisë të cilët udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së dielës Kosovë-Angli. Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vend i famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Bëni qejf, bëni miq dhe shijojeni ushqimin e shkëlqyeshëm dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës angleze.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303