fbpx

Ndeshja Shqipëri-Izrael, bllokohet lëvizja në disa rrugë të kryeqytetit

Ndeshja.jpg

Mbrëmjen e sotme kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndaj Izraelit në “Air Albania”, në kuadër të Nacional League. Por masat që janë marrë për sigurinë e ndeshjes është bërë shkak për bllokimin e lëvizjes në disa akse të kryeqytetit pas orës 16:00. Prej orës 16:00 e gjithë zona rreth stadiumit do të jetë e bllokuar.

I bllokuar do të jetë dhe Sheshi Nënë Tereza pasi aty është menduar për të vendosur Fan Zone e tifozerisë kuq e zi. Nga kryqëzimi i Presidencës deri te Universiteti i Tiranës kjo zonë do të jetë e bllokuar dhe do të shërbejë për të gjithë tifozët si një “fan zonë” ku do të shikojnë ndeshjen e kombëtares me Izraelin. Rruga është bllokuar që mëngjesin e sotëm dhe pritet të hapet ditën e nesërme.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes do të angazhohen 1300 punonjës të policisë ku pjesa më e madhe e tyre do të qëndrojnë pranë stadiumit Air Albania. Disa prej efektivëve janë stacionuar në Aeroportin e Rinasit ku do të shoqërojnë ekipin kombëtar të Izraelit. Për pengimin e sendeve të paligjshme në stadium policia ka ngritur disa pika kontrolli në rrugën Dervish Hima, Lek Dugagjini, Gjergj Filipi, Papa Gjon Pali i Dytë dhe tek kolonat më Sheshi Italia.

Për çdo person i cili kryen veprime të dhunshme në aktivitetin sportiv, si hyrja në fushën e lojës gjatë kryerjes së aktivitetit sportiv, policia thotë se do të aplikohet masa kundravajtje penale me dënim me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303