fbpx

Ndeshja Shqipëri-Kazakistan, Reja hedh dyshimet: Nuk e di çfarë ndodh në këtë stadium që…

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka reaguar fill pas ndeshjes Shqipëri-Kazakistan, e cila përfundoi me rezultatin 3-1,  por nnuk ka dalë plotësisht i kënaqur nga fitorja me Kazakistanin.

Reja thotë se grupi i lojtarëve ka më shumë kapacitete dhe sot mund të shënonte më shumë.

”Patën një 5 minutësh të fortë. Mu duk sikur e nisëm në gjumë ndeshjen. Më pas bëmë 20 minuta të mira por pësuam një gol të çuditshëm që na kushtëzoi. Ata ishin më të fortë fizikisht.

Në mesfushë nuk po arrinim t’i përmbanim në disa raste. Diferencat në goditje dënimi e standarde e të tjera ata kishin më shumë centimetra se ne. Gjithsesi patëm disa raste, me Hysajn, uzunin, mund të kishim shënuar e të krijonim një diferencë.

Kur fitojmë jemi të lumtur patjetër, por nuk jam plotësisht i kënaqur. E them sepse e di që kjo skuadër mund të bëjë shumë më shumë, ka kapacitete të mëdha.

Nuk e di çfarë ndodh në këtë stadium që s’bëjmë paraqitje të mira, kemi bërë mirë në Elbasan, kurse këtu nuk bëjmë paraqitje të bukura.

Fusha ka pak probleme, stadiumi është i bukur. ”- tha Reja.