fbpx

Ndeshje e rëndësishme/ Ja formacionet zyrtare: Shqipëri – Andorra

reja-1.jpg

Sot në orën 20:45 Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet në “Elbasan Arena” përballë Andorra-s në ndeshjen e parafundit për eliminatoret në Euro 2020. Para pak minutash janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave me trajnerin Edi Reja që ka befasuar pasi në portë e nis titullar Etrit Berisha.

Në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit, Lorenc Trashi, i cili është pozicionuar në krahun e majtë. Nga e djathta tekniku italian i ka besuar Roshit.

Për sa i përket mesfushës, Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoji, Manaj, Balaj.

ANDORRA: Gomes, Martinez, Vales, Emili Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, San Nikolas, Cervos, Kus Rubio, Lovera.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303