fbpx

Ndeshjet e para në Champions, super Morata për Juventusin dhe triumf i Brugge

Juventusi merr tri pikët e para në Champions. Ekipi i Andrea Pirlos iu fal dygolëshit të Alvaro Moratës për të mposhtur 0-2 Dinamon e Kievit. Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, teksa u dëmtuar edhe kapiteni Chiellini në minutën e 19-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e bardhezinjve. Aksion shumë i bukur dhe finalizim i Moratës pas 47 sekondave. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t. Kros i Cuadrado dhe gol me kokë i 27-vjeçarit.

Takimi tjetër i luajtur në Rusi midis Zenit dhe Club Brugge, u mbyll me rezultatin 1-2. Edhe në këtë sfidë golat u realizuan në 45 minutat e dyta. Belgët kaluan të parët në avantazh pas një ore lojë me anë të nigerianit Dennis, por vendasit barazuan falë autogolit të portierit Horvath.

U duk se ky takim po mbyllej pa fitues, por Brugge gjeti golin në minutën e tretë shtesë me anë të 19-vjeçarit de Ketelaere, duke e nisur me tre pikë aventurën në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Lazio me Dortmund.