Hetohet zv.kryepolicja për kopjet “me uniformë”!

aida-hajjnaj.jpg

Shtyhet pa afat testimi i efektivëve të policisë që konkurruan për gradën komisar. Testimi u anulua ditën e djeshme, kur edhe u zhvillua për herë të parë, pasi u konstatuan kopje nga ana e efektivëve.

Testi do të rizhvillohej ditën e sotme, por shkak për shtyrjen pa afat, është bërë fakti që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka nisur hetimet për zëvendësdrejtoreshën  e përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, pasi ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan dhe që u anulua pas kopjeve.

Kanë qenë 420 oficerë policie që konkurruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herët tezën.

Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303