fbpx

Ndihemi të izoluar, banorët në Mamurras protestë për rrugën

Screenshot_2-10.png

Banorët e fshatit Shëmri në Mamurras protestuan këtë të hënë për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet rruga.Në këtë fshat jeton 200 banorë të cilët thonë se nuk mund ta mirëmbajnë rrugën me paratë e tyre. Mungesa e investimeve i bën këta banorë të ndjehen të izoluar. Janë vetëm 7 km rrugë nga fshati deri në Mamurras që është lënë në mëshirë të fatit.“Nuk e bëjmë dot vetë rrugën pasi nuk mundemi që ta bëjmë vetë”, shprehen banorët.Problem janë edhe fëmijët të cilët duhet të shkojnë çdo ditë në shkollë.  Pas protestës në fshat, përballë bashkisë Kurbin, banorët kërkuan i kërkuan kryebashkiakes Majlinda Cara investime, pasi vetë nuk munden të investojnë më. Ambulancë në fshat nuk futet dot.“Me e transportua një të sëmurë në spital duhet të merret një helikopter se ambulanca nuk futet dot”, ka thënë një banor.Banorët kanë paralajmëruar që nëse nuk do të ndërhyhet do të përshkallëzojnë protestat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303