Ndiheni të fryrë pasi hani? Ndiqni këto këshilla

Shpesh ndihemi të fryrë pasi kemi ngrënë. Kjo mund të ndodhë edhe pas një vakti të bollshëm por edhe pas një vakti kur kemi konsumuar pak gjëra.

Të ndiheni të fryrë pas një vakti është normale. Mund ta parandaloni ose pakësoni duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.

-Kujdes me ushqimet që janë të pasura në yndyrna sepse trupi e tret yndyrën më ngadalë.

-Kuptoni cilat janë alergjitë dhe intolerancat që keni, përpiquni ta kuptoni vetë sepse asnjë test nuk është më i besueshëm se vetë ju.

-Mos konsumoni shumë ushqime të pasura në fibër, pasi shkaktojnë shumë gazra. Shmangni fasulet, bishtajoret, frutat, bizelet, brokolin.

-Shmangni pijet me gaz

-Hani dhe pini ngadalë

-Përfshini xhenxhefilin në dietën tuaj, kurë efektive për problemet në stomak

-Pasi përfundoni së ngrëni, bëni pak ecje apo ushtrime të ndryshme

-Mos flisni ndërkohë që hani, sepse gëlltisni ajër.