fbpx

Ndiheni të lodhur? Ja disa arsye përse ndodh

Ndiheni të lodhur? Ngriheni me zor nga shtrati? Ju mungon energjia gjatë gjithë ditës? Nuk jeni të vetmit, pasi një në pesë njerëz ankohen se ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës. Mirëpo, vetëm gjysma e njerëzve që ankohen nga letargjia diagnostikohen me një problem mjekësor, si për shembull, mungesa e hekurit në gjak dhe gjendra tiroide.

Ekspertët japin disa arsye pse mund të ndiheni pa energji.

Sasia e tepërt e karbohidrateve

Makaronat, buka, orizi, biskotat, çokollata, patatinat shkaktojnë rënie të nivelit të sheqerit dhe rrjedhimisht, lodhje gjatë pasditeve.

Marrja e këtyre ushqimeve mund të mos shoqërohet nga të tjera, çka bën që të mos marrim vlerat e nevojshme ushqimore. Ndaj, ekspertët rekomandojnë pakësimin e konsumimit të karbohidrateve, ose konsumimin e tyre nga pak, disa herë në ditë. Sigurisht, nuk duhen harruar frutat dhe perimet!

Sasia e pakët e proteinave

Shumë njerëz janë pa energji, veçanërisht pak orë pas drekës, ose para darkës. Kjo, për shkak të sasisë së pakët të proteinave që marrin. Nicola Shubrook, nutricioniste në klinikën “Urban Ëellness” në Londër thotë se trupit i duhet më tepër kohë që t’i shpërbëjë proteinat, kështu që edhe energjia çlirohet më ngadalë dhe qëndron më gjatë në trupi. Kjo është arsyeja pse mund të ndiheni të lodhur dhe pa energji.

Rekomandohet që proteinat të konsumohen gjatë gjithë ditës, që niveli i energjisë të mbahet i paqëndrueshëm. Burime të mira të proteinave janë mishi, peshku, djathi, fasulet, thjerrëzat, kosi, arrat dhe farat (drithërat).

Dhoma e pastër, kusht për gjumë të qetë

Për një gjumë të mirë, duhet adoptuar edhe një higjienë e mirë e gjumit. Higjiena e gjumit kërkon shmangien e kafeinës pasditeve dhe të qëndruarit larg laptopit dhe telefonave celularë para gjumit, pasi ato emetojnë dritë blu, e cila na mban zgjuar.

Nëse keni vështirësi me gjumin, pa arsye mjekësore, ose shëndetësore, pastrimi i dhomës mund t’i pakësojë simptomat. Pastrimi i dhomës krijon ndjesi relaksi dhe është kusht për një gjumë të mirë.