fbpx

Ndihma e madhe në luftën kundër covid-19, vjen reagimi edhe i Kryemadhit

Në lidhje me vendimin bujar të Bashkimit Europian për t’i akorduar Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar COVID-19, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur se se miku i mirë duket në ditë të vështira, ndërsa shprehu mirënjohje për bujarinë.

“Miku i mirë duket në ditët e vështira.

SHBA🇺🇸 pak ditë më parë dhe sot BE🇪🇺, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me #Covid19.

Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi”, shkruan ajo.