fbpx

Ndihma për Shqipërinë/ Basha: Nuk jemi vetëm

basha-8.jpg

Në lidhje me lajmin e mirë që BE akordoi një fond prej 50 milionë eurosh për Shqipërinë, për të luftuar COVID-19, edhe lideri i opozitës Basha ka shprehur lumturinë e tij.

Teksa shkruan se nuk jemi vetëm, BaSHA shpërndau me mirënjohje mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili njoftoi ndihmën në fjalë.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303