fbpx

Ndihmësit e May paralajmërojnë dorëheqjen

6016.jpg

Ndihmësit e qeverisë së May janë shprehur kundër kryeministres britanike dhe janë shprehur se do të heqin dorë nga marrëveshja e saj Brexit.

Ndihmësit e qeverisë Pro Brexit i kanë thënë May se ata po planifikojnë një seri dorëheqjesh të martën nëse nuk ka ndryshime të mëdha në marrëveshjen e saj, raporton The Guardian.

Mike Wood, sekretari i parlamentit dhe sekretari i tregtisë, Liam Fox, kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen nëse nuk bëhen ndryshime në marrëveshjen e Brexit.

Zhvillimi është një goditje e re për shpresat e May për të minimizuar diferencën e humbjes në votimin parlamentar të martën mbi marrëveshjen.

Duke folur të premten, Wood tha se i kishte thënë kryeministres May se do të duhet të japë dorëheqjen, nëse nuk ka ndryshime të rëndësishme në lidhje me kufirin e Irlandës.

Qeveria britanike ka rishikuar vlerësimet e skenarit më të keq të Brexit për kaosin që do të shkaktojë në kufijtë e vendit, që tani pritet të zgjasë për gjashtë muaj në vend të gjashtë javëve, tha redaktori politik i gazetës The Sun.

Me sa duket kryeministrja ndodhet në një sprovë të vështirë, e cila duhet të bindë deputetët të votojnë pro marrëveshjes së saj Brexit, por  kjo tashmë duket shumë e vështirë, sepse përveç laburistëve që kanë dalë kundër marrëveshjes që në fillim, kryeministrja tani ka kundër edhe mbështetës të saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *