Ndihmoi shqiptarët të kalojnë kufirin, arrestohet gjyshja angleze

Gjyshja britanike, Jackie Willis që u përpoq të kontrabandonte tre migrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i fshehur në bagazhin e makinës së saj, do t’i kalojë Krishtlindjet në burg.

53 vjeçarja nga Feltham, në Londrën Perëndimore, u kap nga policia britanike teksa po tentonte të kontrabandonte tre emigrantë shqiptarë, të cilët i kishin ofruar asaj 3000 euro.

Arrestimi i gruas u bë në Dover, përgjatë Eurotunelit që lidh portin e Calaise, mes Francës dhe Anglisë. Avokati i të akuzuarës, Isabelle Pauwels deklaroi para trupit gjykues se gruaja ishte tunduar nga paratë që i kishin dhënë shqiptarët.

Gjykatën franceze nuk e “zbuti” as fakti që është gjyshe, as lotët e derdhura, as fakti që do të kalojë festat e fundvitit në qeli. Britanikja u dënua me 6 muaj burg, dhe nuk mund të kthehet në Francë për të paktën 2 vjet.