Ndije shqipen Eleni!

Screenshot_4-6.png

Nga IDA NURÇE

Eleni Theocarus. Zoj, kur vjen n’kyt vend, duhet me e shkrujt n’CV, sepse asht fat me e shkel kyt faqe toke.
Asht fat me marr ajrin e paster t’ktij vendi t’dashtun qi e ka fal perenia ma t’bukrin n’bot’.
Me siguri s’ke ndigju naj her’ per malet e Shqypnis, as per lisat e gate, as per fushat e gjana, se n’mend kishe me i pas dit e nat.
Kto vendethe te bekueme, ta defrejne mendjen zoj e nerume.
Po gjuhen shqipe a e ke ndigju?
Asht porsi kanga e zogut t´veres,
Qi vallzon n´blerim te Prillit;
Porsi i ambli flladi i eres,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t´detit,
Porsi gjama e rrfese zhgjetare,
Porsi ushtima e njij termetit,
Njashtu a´ gjuha e jonë shqyptare,
Njashtu i thosh Fishta, zoj, e s’munesh ti me na e perdhos. As 1000 si ty!
Do t’kisha shajt e ofendue, por jam femen e kam dashni per femnen. Kam dashni per gruen, se kujdeset per me e vazhdue njerzimin. Po ti moj zoj e nerume, ku e ke petkun e delikateses, e amelsise së nji femne, poshte te cilit duhet t’perulen burrat, e jo ta flakin tutje si nji zhele, sic mire ta bani lart madhnia jon, kryeministri ?
M’vjen keq e m’vjen ndyt qi je femen! Mos u turr me dhez luft, se bij nanash kan me hup!

scroll to top