Ndikimet e të lexuarit në vazhdimësi

Leximi ndikon në shumë mënyra mendjet dhe jetët tona.

Në nivelin fiziologjik, është dëshmuar shkencërisht se leximi aktiv është i aftë të rritë lidhjen e neuroneve.

Në anën tjetër, në aspektin emocional, leximi është dëshmuar se e përmirëson aftësinë tonë për t’i stimuluar gjendjet mendore të të tjerëve, për të qenë më të kuptueshëm ndaj tjerëve.

Sidoqoftë, më poshtë janë disa përfitime të cilat i sjellë leximi dhe ndoshta do t’ju bindin të filloni ose vazhdoni së lexuari çdo ditë:

Leximi është stimulim i mahnitshëm i realitetit.

Leximi është sikur një makinë e kohës e cila papritmas na shpie në rrethana dhe periudha të ndryshme, me personazhe e karakteristika të ndryshme. Kjo na ndihmon ne të jemi më zemërgjerë ndaj të tjerëve sepse na mëson ta shikojmë botën nga perspektiva e të tjerëve, e gjithashtu na ndihmon t’i kuptojmë pasojat që mund t’i sjellin veprimet e ndryshme

Leximi ju mundëson të përjetoni eksperienca të reja.

Kjo është e thjeshtë: në veçanti literaturat trilluese kanë ndikim më të madh emocional tek lexuesi sepse aktivizojnë emocione të ndryshme. Kjo i bën lexuesit të ndjejnë mëshirë për personazhet që identifikohen gjatë një tregimi trillues.

Leximi është ilaç i vetmisë!

Në një libër të mirë, ne mund të gjejmë personazhe të cilat na përshtaten në shumë aspekte, apo thjeshtë na pëlqejnë si personazhe. Kur një libër është tejet interesant, ai merr vëmendjen tonë dhe vetmia hiqet vetvetiu, sepse libri bëhet miku jonë i ngushtë.

Lër një koment