fbpx

Ndiqeni videon/ A e paguan Rama tarifën për Rrugën e Kombit?!

makina.jpg

Vënia e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit ishte për një kohë të gjatë një ccëhstje shumë sensitive. Banorët dhe qytetarët nuk pranonin të paguanin. Po Rama vetë a e paguan?

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në profilin e tij një video, sipas së cilës eskorta e Kryeministrit Edi Rama nuk e paguan tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit.

Në video shihet makina Mercedes Benz e Ramës që kalon e para dhe më pas foristradat e tjera që e shoqërojnë, të cilat kalojnë në terminalin anësor dhe i shmangen pagesës.

“Për vete Kallam Dështaku nuk paguan një qindarke kurse fut duart e tij të zeza edhe tek më të varfrit e Qarkut të Kukësit. Turp! sb”, ka shkruar Berisha mbi videon e publikuar.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *