Ndizen dritat festive në Tiranë

pema.jpg

Dritat e pemës së festave të fundvitit janë ndezur në Tiranë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj u shpreh se Tirana u bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat kanë vendosur t’i nisin pak më shpejt festat, duke marrë pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës.

“Disa prej jush, sidomos fëmijët që janë këtu, më kanë çuar peticione, kanë mbledhur firma në klasë, në lagje, në shkollë dhe na kanë thënë: Lali Eri, a mund të zgjasësh pak më shumë festat, se mbyllen shumë shpejt? Nuk i zgjasim dot pas 1 janarit, por ajo që mund të bënim është t’i fillojmë pak më herët, e në fakt, në gjithë qytetet e botës ka filluar pak më herët festa, ndaj kjo është arsyeja pse do t’i hapim që sot dritat e festës, jo vetëm këtu, por në disa vatra, edhe në sheshin Skënderbej, edhe tek Liqeni, këtë fundjavë tek Pazari i Ri dhe në të 24 njësitë e Tiranës, për t’u siguruar që e gjithë Tirana, nga cepi në cep, ka një stinë festash të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303