“Ndizet” merkatoja, Interi me ofertë konkrete për Arturo Vidal

arturo-vidal-barcelona-2018-19_kbegcqq6zgse1ftm95d9nvtqo.jpg

Del më në fund edhe çmimi për Arturo Vidal, 12 milionë euro. Interi ka bërë një hap para të rëndësishëm dhe lajmi ka arritur në dyert e Barcelonës. Familja Zhang ka autorizuar administratorin e deleguar, Beppe Marotta, dhe drejtorin sportiv, Piero Ausilio, për t’u larguar nga ideja e një formule huazimi dhe për të konkretizuar një ofertë të rëndësishme.

Një lëvizje kjo që shkon paralelisht me presingun që po ushtrohet ndaj Atalantës dhe Parmës për Dejan Kulusevskin, ndërkohë që për krahun e djathtë, Marcos Alonso mbetet në krye të listës së dëshirave.

Me gjithë këto tratativa në zhvillim klubi zikaltër po synon qartësisht të lëvzë levën e merkatos për të përmirësuar gjatë rrugës organikën, duke u pajisur si duhet për duelin e gjatë për titull.

Tek Juventusi, ndërkohë, iu duhet të mendojnë edhe për largimet. Me Mandzukic që mbetet me valixhe në duar, duhen vlerësuar edhe ofertat për Emre Can. Te “Zonja e Vjetër”, me ndonjë përjashtim të rrallë, zakonisht investimet e rëndësishme bëhen gjatë merkatos së verës.

Për motive të ndryshme, edhe Lazio duket se ka si qëllim të mos bëjë në të ardhmen e afërt ndërhyrje domethënëse. Nëse mbledh shumën, në këtë kontekst, duket se efekti i përforcimeve për titullin vlen esencialisht për Antonio Conten, me këvizje të rëndësishme që priten në shtëpinë zikaltër në ditët e ardhshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303