Ndizet Superioria, luhet për mbijtesën dhe kreun

partizani-teuta.jpg

Java e 13-të nis këtë të dielë me 4 sfida shumë të bukura për t’u parë dhe plot rivalitet brenda. Partizani kryesues në orën 17:00 do të sfidojë në kryeqytet Laçin që po kalon një formë shumë të mirë dhe që gjithmonë i ka hapur probleme të kuqëve. Në disa sezone radhazi Laçi ka qenë skuadra që ka përcaktuar fatet e titullit kampion prandaj skuadra e Gegës sot do të kërkojë me çdo kusht ta kalojë këtë kundërshtar për t’u treguar të gjithëve se ky Partizan është për titull.

E diela e kësaj jave nuk është një ditë e zakonshme në Korçë, pasi fundjava mbyllet me një super ndeshje, një duel europian midis Skënderbeut dhe Flamurtarit. Axhendës turistike në qytetin e bukur juglindor mund t’i shtosh pa frike edhe 90-minutëshin e javes së 13-të, midis dy skuadrave ambicioze dhe të ndërtuara me kujdes. Por mbi të gjitha është rikthimi i Ilir Dajës në qytetin ku shkruajti historinë jo vetëm te Skënderbeut dhe atë personale, por edhe historine e futbollit shqiptar, me kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League duke kaluar 4 raunde. Per ketë arsye kjo është një ndeshje e veçantë për më tepër që përballë do të ketë ish-kapitenin e tij Orges Shehi, tashmë në rolin e trajnerit. Në fazën e parë korçarët befasuan në Vlorë duke marrë pikët e plota me një ndeshje perfekte, të zgjidhur ne mënyrën e duhur. Kampionet kanë bërë një ecuri të jashtëzakonshme dhe ndalesat e këtij edicioni kanë ardhur ndaj skuadrave që nuk shihen si rivale të titullit. Trajneri Orges Shehi ka disa dilema pasi Leonit Abazi dhe Dejvi Bregu kanë probleme shëndetësore edhe pse pergjigja përfundimtare do të vije pak përpara fillimit te ndeshjes. Në krahun tjetër Ilir Daja i gëzohet rikthimit te Danilo Alves, njeriu më në formë tek kuqezinjtë i cili mungoi në mesjavë ndaj Luftëtarit për arsye kartonash. Vlonjatët vijne pas pesë ndeshjesh pa humbje ku kane regjistruar 2 fitore dhe tre barazime. Per Skënderbeun humbja në mesjavë me Laçin është një sinjal për t’u zgjuar dhe treguar më të mirën e tyre ashtu si në ndeshjet e tjera.

Në fazën e parë ishte një sfidë e cila vlente per të shpëtuar stolin, ndërkohë që këtë javë Luftëtari-Tirana shërben për të shkelmuar krizën në një sfidë direkte dhe për t’u larguar nga zona e ftohtë. Në Selman Stërmasi Tirana regjistronte fitoren e parë sezonale, një rezultat që do t’i kushtonte vendin sllovenit Milos Kostic ndërkohë që shtynte për disa javë qëndrimin e Ze Marias në krye të bardhebluve. Sot janë dy trajnerë të ndryshëm përballë, me skuadrat që kane treguar përmirësim të ndjeshem në lojë edhe pse zona e ftohtë është pranë. Gjirokastritet kanë lënë fundin e klasifimimit me Mezanin në krye ndërkohë që tek Tirana rezultatet nuk i pergjigjen lojës së zhvilluar. Në këtë duel të dy trajneret shkojne me mungesa ne formacion. Vlonjati i stolit zikaltër nuk ka në dispozicion Oltion Rapën të pezulluar për arsye kartonash, ndërkohë që Jackson është në pikëpyetje për shkak të problemeve shëndetësore. E sigurte duket mungesa e sulmuesit te krahut Balsa Radovic që u dëmtua në sfidën e mesjaves të luajtur në Vlore. Lajmi mire mbetet rikthimi i Albano Aleksit që ende nuk është i gatshëm për 90 minuta të plota. Tek Tirana mungesë e sigurtë është ajo e Asion Dajës për arsye kartonash, ndërkohë që vijon i dëmtuar Dejan Blazhevski. Pas 12 javë kampionati ekipet jane ndalur në kuotën e 10 pikeve, duke qenë shumë larg pretendimeve të fillim sezonit, në të cilin objektivi ishte Europa. Në stadiumin Luftëtari ky 90 minutesh është për t’iu larguar rivalit direkt dhe zonës së ftohtë.

Dy skuadra në krizë që kalendari i javës së 13-të i ka vendosur përballë. Kastrioti kërkon pikën e parë pas 7 disfatave radhazi në kampionat. Pavarësisht se klasifikimi tregon vendit e fundit, loja e krutanëve sidomos kundër Skënderbeut dhe Partizanit nuk i përgjigjet pozicionit ku aktualisht ndodhet skuadra e Nicës.Megjithëse Kastrioti duket kandidati numër 1 për tu larguar nga Superioria duke u rikthyer pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë, në kampin krutan kanë besim se kthesa do të vij shumë shpejt madje që ditën e diel kundër Kazmës, ku për më shumë klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë për tifozët.

Kritike është situata edhe tek Kamza. Fitorja e fundit në kampionat ka ardhur pikërisht ndaj Kastriotit në fazën e parë dhe skuadra ka regjistruar 6 humbje në 8 takimet e fundit, kjo gjendje shkaktoi edhe largimin e trajnerit Klodian Duro, i dyti teknik që shkarkohet nga klubi në vetëm 12 javë kampionat.Sfida e Fushë-Krujës nuk do të jetë aspak e thjeshtë për ekipin nga periferia e kryeqytetit, sidomos duke llogaritur jo vetëm paraqitjet e Kastriotit në këtë periudhë, por edhe terrenin e rënduar të fushës sportive “Redi Maloku”. Kapiteni Sebino Plaku ka marrë përsipër përgjegjësinë për të ndërtuar formacionin titullar së bashku me trajnerin e portierëve Bledi Vashaku.Beqiri vijon të qëndrojë jashtë për shkak dëmtimi, po ashtu si dhe Orelesi, ndërsa në dyshim është edhe prania e Olsi Teqes, ç’ka bën që të ketë një alarm të vërtetë në qendër të mbrojtjes. Renditja imponon vetëm fitoren dhe ky është objektivi i Kamzës, një sukses që do të ringrinte anën psikologjike të skuadrës për të parë me më shumë optimizëm nga e ardhmja.

scroll to top