fbpx

“Ndjehem e fyer”, Chloe Kardashian e indinjuar nga thashethemet se ka bërë 12 operacione plastike

image-2.jpg

Chloe Kardashian ka dhënë një intervistë të re dhe ka shprehur publikisht ndjenjat e saj për komentet që dëgjon mbi pamjen e saj dhe ndërhyrjet e bëra.

Sipas mediave të huaja, ylli i realityshow Kardashian ka folur në podkastin e Amanda Hirs “Not Skinny But Not Fat” dhe iu referua operacioneve plastike që ka bërë. Madje ajo nuk ka hezituar të shprehë zhgënjimin e tij për kritikat që ka marrë.

“Më shqetësonte kur njerëzit thoshin se kisha 12 operacione plastike në fytyrë. Nuk kam bërë Botox. E kam provuar një herë, por trupi im nuk ka reaguar siç duhet Unë po thosha “Zoti im, kjo është çmenduri”,- tha ajo.

Ajo vjoi duke thënë se ka bërë vetëm një operacion në hundë dhe u shpreh e habitur se nga nisën këto thashesheme, madje u ndje e ofenduar.

“Nuk mund ta kuptoj nga erdhën këto thashetheme. Thjesht nuk më shqetësoi, më ofendoi. Nuk e di pse njerëzit mendojnë kështu. Kam bërë një ndërhyrje në hundë dhe më pëlqen shumë. Pse të gënjej? Le ta dinë të gjithë”, ka shpjeguar Chloe Kardashian.

Ndonëse nuk e konsideron të pamundur që në të ardhmen të bëjë operacione të tjera, ajo konsideron se është e panevojshme në moshën 37-vjeçare.

“Jam mësuar që njerëzit të flasin për imazhin tim, të më krahasojnë me motrat e mia, duke thënë se nuk ngjajmë. O Zot, jam e lodhur duke i dëgjuar të gjitha këto gjatë gjithë kohës,” tha Chloe e indinjuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303