Ndjekësi e kritikon për videon, Kiara Tito nuk kursehet me përgjigjen

Në një nga videot e publikuara në kanalin e saj në YouTube, Kiara Tito ka folur për mënyrat se si të shtojmë në peshë. Moderatorja i ka pyetur ndjekësit në Instagram nëse u kishte pëlqyer video, e njëri prej tyre nuk ka qenë fort pozitiv në përgjigje.

“Nuk the ndonjë gjë që s’e dinim, sinqerisht”, ka qenë komenti, të cilin Kiara nuk e ka lënë pa publikuar. “Epo, shkencë nuk do bëjmë, këto janë gjëra që dihen sepse nuk jam e para që i jap si këshilla. Ama unë kam treguar hapat që UNË kam ndjekur dhe ja kam dal. ‘Kam shtuar në peshë’, kjo është e dukshme kam përshtypjen?, është përgjigjur Tito, duke e shoqëruar postimin me një ikonë të qeshure. Duket se moderatorja e ka marrë me sportivitet këtë kritikë të ndjekësit, e nuk ka ngurruar të japë një përgjigje të sinqertë.