fbpx

Ndjekësi ‘i kujton’ gafën e Bashës, Majlinda Bregu ‘thumbon’ më keq Kryedemokratin: Jo të gjithë kemi ngelur te…

majli.jpg

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka zhvilluar një bisedë pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram.

Ajo i është përgjigjur pyetjes së një fansi i cili ironizon me pyetjen sesa bëjnë 7 herë 7, duke kujtuar këtu gafën e kreut të opozitës, Lulzim Basha me të cilin Bregu ka shfaqur pakënaqësi prej kohësh pavarësisht se janë në të njëjtën forcë politike.

“Jo të gjithë që kanë mbaruar në Sami Frashëri High School kanë mbetur deri në mbledhje, zbritje”, kjo është përgjigjja ironizuese e Majlinda Bregut në drejtim të Lulzim bashës.

Kujtojmë këtu se Basha dhe Bregu kanë mbaruar shkollën e mesme në të njëjtën kohë në gjimnazin Sami Frashëri në Tiranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303