Një ngjarje e ngjashme me një aksion si ato që hasim shpesh në filma, ndodhi sot në Elbasan.
Pasi u arrestua pas një ndjekje nga Korça në Elbasan, Adrilent Sheu 27-vjeç ka rrëfyer edhe versionin e tij para oficerëve të policisë duke thënë se shkak i largimit të tij me shpejtësi ishte bërë pas siç pretendon 27-vjeçari po ndiqej nga një makinë.
“Një fuoristradë më ishte vënë pas që në Devoll. U detyrova të largohem me shpejtësi prandaj nuk ndalova”.
Sipas tij një fuoristradë i ishte vënë nga pas që në Devoll duke e detyruar të largohej me shpejtësi dhe rrjedhimisht nuk i ndaloi postblloqeve të policisë.
Ndërkohë grupi hetimor është duke verifikuar këtë version të të riut i cili e ktheu në një zonë lufte rrugën në hyrje të qytetit të Elbasanit.