Ndjesa e ambasadorit, reagon ish-deputetja: Ishte e tepërt…

pampuri.jpg

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka komentuar ndjesën publike, që ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchard kërkoi pak minuta më parë.

Mbrëmë, ambasadori u tregoi ‘gishtin e mesit’ protestuesve të Astirit para Drejtorisë së Policisë. Ndërkohë, Pampuri u shpreh se falja e ambasadorit është e panevojshme.

Pampuri: Unë isha mbrëmë aty dhe një ambasador nuk duhet ta bënte një gjest të tillë për zonjat që ishin aty. Kur përdhunuesi kërkon ndjesë. Nuk ka nevojë për falje kur iu bë një gjest i tillë zonjave.

Zonjat kërkuan që ambasadori të shpallej Non Grata…

Gjesti ishte i tepërt. Unë nuk e pashë vetë. Erdhën dy zonja dhe më treguan, por thashë e ekzagjeruan. Por ku më treguan videon, si një ambasador… Çfarë do ndodhte nëse një përfaqësues i joni do bënte një gjë të tillë do ishte bërë një lajm botëror.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303