fbpx

Ndodh aksidenti/ Autoambulanca përplaset me mjetin dhe përfundon jashtë rruge, del fotoja nga vendngjarja

ambulanca.png

Një aksident ka ndodhur së fundmi në aksin Korçë-Bilisht. Raportohet se një autoambulancë është përplasur me një makinë dhe ka dalë nga rruga për pasojë.

Në momentin e aksidentit ambulanca ka qenë duke transportuar një pacient, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije gjendja e tij.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Thuhej se brenda ambulancës ndodhej një i sëmurë, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit me një tjetër ambulancë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303