Ndodh aksidenti i rëndë/ Makinat bëhen shoshë, kush është 32-vjeçari që humbi jetën? Njoftimi i policisë

makina-1.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi, ku një 32 vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Pogradec. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në Korçë-Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303