25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ndodh aksidenti, ka të plagosur

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Otllak.

Makina luksoze e tipit “Volswagen Toureag”, me targa AA 030, në përpjekje për të parakaluar është përplasur fuqishëm me mjetin me targa greke HJK 1373.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti me targa greke është goditur me shtyllën dhe kangjellat e rrugës, duke plagosur edhe një pasagjer që ndodhej në anë të rrugës.

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësori, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse kanë plagë të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kontroll në vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.

Burimet policore po ashtu bëjnë me dije se paraprakisht mendohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit “Toureag”, që drejtohej nga shtetasi Agur Pajo.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat