Ndodh e papritura gjatë takimit/ I riu i thotë se nuk i ka të gjitha notat 10-ta, Rama: Do rrish në kasolle nëse…

Screenshot_23.png

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në banesën e një familjeje, e cila është rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj, Rama qëndroi disa minuta dhe bisedoi me familjarët. Teksa ndau dhurata për të vegjlit ai i pyeti nëse i kanë të gjitha 10-ta në shkollë.

Mirëpo, djali i vogël i ka thënë kryeministrit se nuk i ka të gjitha notat 10-ta, por ja si i është përgjigjur kryeministri Rama.

 Atë dhomën atje që ke atje më vete, do ta paguash për çdo tullë nga një 10-të, përndryshe do rrish në kasolle, do ta marri motra.

scroll to top