fbpx

Ndodh edhe kështu, në Mamurras kanë shpikur ‘ilaçin që kuron Covid-19″

Një ngjarje e rrallë është raportuar nga Mamurrasi. Policia e Lezhës arrestoi sot një 57-vjeçar, mjek popullor dhe nipin e tij pasi akuzohen se prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kuruesi i rremë”, pas hekurave u vunë Frederik Frroku, dhe nipi i tij, shtetasi H. Frroku, 30 vjeç, banues në Mamurras.

57-vjeçari, nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.