fbpx

‘Ndodhemi përpara një tragjedie’. Ish-ministri ngre alarmin (Video)

petro.jpg

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, thotë se Shqipëria ndodhet përpara një tragjedie të re të izolimit. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili tha se shkak i këtij izolimi është Edi Rama dhe Rilindja.

“Shqipëria ndodhet sot sërish përpara një tragjedie të re izolimi të shkaktuar nga Edi Rama dhe Rilindja e tij. Edi Rama dhe Rilindja e kanë vënë popullin shqiptar përballë dy skenarëve, plaçkitje ekonomike nga njëra anë dhe izolim ndërkombëtar nga ana tjetër. Të dy si komponentë të një projekti të madh të zi për shpërbërjen kombëtare të vendit, shpopullimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e identitetit kombëtar, me qëllimin  e vetëm shndërrimin e një Shqipërie pa shqiptarë. Shqipëria pa shqiptarë është projekti i Edi Ramës. Integrimi në BE është momenti kyç dhe dalja nga izolimi”, thotë Vasili.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303