Ndodhi sot/ Pamje të rralla nga bregdeti i Vlorës, delfinët ‘bekojnë’ pushuesit

E rrallë, ndodh në jug të vendit. Mëngjesin e sotëm 4 delfinë ngecën në plazhin e Akërnisë në Vlorë.  Mësohet se 4 delfinë kishin dalë në bregdet dhe kishin ngecur për disa minuta aty.

Ata janë shpëtuar nga pushuesit, të cilët i kanë ndihmuar të kthehen sërish në ujërat e thella të detit.

Pas ndihmës së pushuesve  delfinët janë larguar në thellësinë e detit, fatmirësisht pa u lënduar.