fbpx

Ndotja bregdetare, Kroacia e Mali i Zi na denoncojnë në Bruksel

Plehrat.jpg

Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë në Bruksel për ndotjen bregdetare që vjen prej vendit tonë.

Ambientalisti i njohur Sazan Guri shprehet se rrymat detare kanë eksportuar plehrat drejt bregdeteve kroate dhe malazeze, problem ky që ka dy vjen që është ngritur nga dy shtetet.

Guri sqaron se pas dy vitesh që të dy këto shtete i kanë dërguar nota diplomatike vendit tonë, kanë vendosur që t’i drejtohen agjencisë evropiane për mbrojtjen e mjedisit që të marrë masa ndaj Shqipërisë.

Të gjithë mbetjet që hidhen në det e veçanërisht në Gjirin e Lalzit shkojnë përmes rrymave detare në bregdetin malazez dhe kroat.

Para pak ditësh ajo ka ngritur një penalizim në Bruksel, por penalizim shumë të rëndë. E ka vërtetuar që mbetjet tona të  lumenjve tanë, duke filluar nga Vlora, Durrësi, Shëngjini apo Gjiri i Lalzit dhe përfundojnë deri në Mal të Zi në Kroaci, Dubrovnik, Split etj.

Sipas ambientalistit ndotja e ajrit dhe ndërtimi i Hec-eve në zonat e mbrojtura mbeten çështjet me impaktin më negativ në natyrë dhe në shëndetin e njeriut.

Ka qenë menaxhimi i ndotësve të ajrit, ka qenë menaxhimi i punëve të zonave të mbrojtura, duke filluar që nga Hec-et e panumërta në zonat e mbrojtura.

Këto denoncime janë pjesë e një libri të shkruar nga vet ambientalisti për vëzhgimet dhe auditimet e bëra nga Kontrolli i Lartë i shtetit për çështjet e mjedisit gjatë 5 viteve të fundit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303