Ndotja ekstreme shkakton mjegull dhe vështirësi në frymëmarrje

new-delhi.jpg

India vijon të përballet me ndotje alarmante, ku më i prekur mbetet Nju Delhi, i cili regjistroi nivele shumë të larta të ndotjes së ajrit, ndërsa në shumë pjesë të qytetit qëndrimi është praktikisht i pamundur.

Qendra për Matjen e Cilësisë së Ajrit, tha se ndotja e regjistruar ditëve të fundit ishte 5 herë më e lartë se limiti shëndetësor, ndërsa autoritetet vlerësojnë se kjo është një situatë emergjence kombëtare.

Pjesa më e madhe e 40 milionë banorëve që jetojnë aty kanë përjetuar probleme të shumta me frymëmarrjen, irritim në sy, madje edhe vështirësi në ecje.

Nju Delhi është zyrtarisht kryeqyteti më i ndotur në botë. Shpesh autoritetet shpallin emergjencë të shëndetit publik, dhe urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe parqeve publike si dhe anulimin e mijëra fluturimeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303