fbpx

Ndriçohet Kulla e Londrës për 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore

Tower-of-London.jpg

Viti 2018 shënon 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

E njohur në atë kohë si Lufta e Madhe, lufta pesë-vjeçare ndryshoi përgjithmonë Europën dhe botën.

Për të kujtuar 100 vjetorin dhe personat që humbën jetën gjatë kësaj lufte, Kulla e Londrës ka ndërmarrë një iniciativë mahnitëse të quajtur “Përtej Hijes së thellë; Kulla kujton”.

Ngjarja tetë-ditore në Londër, e cila nisi në 4 nëntor dhe do të zgjasë deri më 11 nëntor, do të mbushë Kullën me mijëra pishtarë të ndezur për të përkujtuar shumë njerëz që kanë humbur jetën gjatë luftës.

Nata e fundit, 11 nëntor, është Dita e Përkujtimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe përvjetori i ditës së përfundimit të luftës në orën 11 të ditës së 11-të të muajit të 11-të.

Ceremonia në Kullën e Londrës fillon në muzg çdo natë deri në 11 nëntor. Fillimisht, luhet himni që luhet në funerale ushtarake ose në nder të të rënëve të luftës. Pastaj, rojet e kullës fillojnë procesin e ndezjes së pishtarëve.

100 vjetori i Luftës së Parë Botërore po përkujtohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.

Në Uashington, Muzeu Smithsonian zbuloi disa piktura të reja rreth Luftës së Parë Botërore që u hapën më 6 prill 2018, përvjetorin e ditës kur Shtetet e Bashkuara hynë në luftë.

Ndërkohë, në Francë, disa ceremoni janë duke u zhvilluar, të cilat nisën në 4 nëntor dhe do të zgjasin deri në 11 nëntor, duke përfshirë një fjalim nga Presidenti Emmanuel Macron në Harkun e Triumfit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *