Ndryshime në listën e PS/ Olta Xhaçka nuk do të kandidojë në Dibër, diskutime edhe për Sandër Lleshajn. Ja ku kandidon Manastirliu

Selia-PS-e1615235365622.jpg

Vetëm pak orë na ndajnë nga skadimi i afatit, Partia Socialiste vijon diskutimet për listën me kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Top Channel shkruan se nga diskutimet e deritanishme, Olta Xhaçka nuk do të kandidojë në Dibër, por në qarkun e Korçës.

Sakaq ka diskutime se ku do të kandidojë Sandër Lleshaj, pritet për tu konfirmuar nëse do të jetë në Tiranë apo në Durrës. Ndërsa Ogerta Manastirliu do të renditet e pesta në listën e Tiranës, e cila do të udhëhiqet nga Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

Kujtojmë se ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka prezantuar emrat e kandidatëve që do të udhëheqin listat në 12 qarqe të vendit.

Vendi i parë në Listën e Shkodrës: Edona Bilali

Vendi i parë në Listën e Vlorës: Pranvera Sulaj

Vendi i parë në Listën e Kukësit: Greta Duraku

Vendi i parë në Listën e Korçës: Eni Zake

Vendi i parë në Listën e Dibrës: Lavdrim Krashi

Vendi i parë në Listën e Berat: Hatixhe Konomi

Vendet e para në Listën e Tiranës: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo

Vendi i parë në Listën e Fierit: Erion Braçe

Vendi i parë në Listën e Elbasanit: Evis Kushi

Vendi i parë në Listën e Gjirokastrës: Mirela Kumbaro

Vendi i parë në Listën e Lezhës: Lindita Nikolla

Vendi i parë në Listën e Durrësit: Milva Ekonomi

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303