Ndryshime në policinë e Shtetit, ja çdo ndodhë me disa shefa komisariatesh

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur sot disa ndryshime në polici. Ndryshimet prekin disa shefa komisariatesh, që nga Tirana, Vora e Kavaja.

Raportohet se shef i komisariatit në Vorë është emëruar Aliosha Broka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin në Kavajë.

Ndërkohë, në Kavajë është emëruar Sali Skura, që ishte shef i komisariatit nr. 5 në Tiranë. Në vend të tij është emëruar Altin Lila. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe shefat e krimeve në disa komisariate.