fbpx

Rama ‘shkrin’ qeverinë, shkarkon 7 ministra, bën zv/kryeministër Erion Braçen (EMRAT)

d664d2e29cc5b233d7b38a78cd087dac_L.jpg

Lindita Nikolla është e para që largohet. Po ashtu Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj.

“Ju ftoj që edhe ndryshimin e qeverisë ta shikoni si pjesë e reflektimit dhe kapërcimit të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do e çojnë në fitoren e mandatit të tretë. Studentët na kanë treguar si do të jetë rruga për të fituar mandatin e tretë. Nuk diskutohet ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Gjithë ata që kanë 5 vite në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Do bëj falënderim të posaçëm duke u thënë që për rezultatet e secilit do të mbaja jë fjalë më vete. Një nga ato Lindita Nikolla”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama në fjalën e tij për ndryshimet në qeveri.

1-Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën.

Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur,” Besa është me një karrirë akademike që flet vetë për të dhe ka të gjithë kapacitetet për të marrë stafetën e për të cuar para reformat e për të rritur efikasitetin e punës në ministrinë e arsimit.

 

2-Arben Ahmetaj pa diskutim që ka një rol absolut që lidhet me shifrat domethënëse.

Anila Denaj, Anila është drejtuesja aktuale e fondit të shërbimit kombëtar shëndetësor, ka një ekspericnë të gjatë si financiere dhe për ministrat e ri

 

3 -Ditmir Bushati ka padyshim dhe rol. Koha që ti përkushtohet shkodrës me kohë të plotë.

Genc Cakaj, zv.ministri aktual që ndjek integrimin me një eksperiencë akademike të shkëlqyer

 

4-Damian Gjiknuri- Askush tjetër në ministrat që unë kam punuar, si ka kapacitetet e tij.  Belinda Balluku emërohet ministre, drejtuesja e Albcontrol, e njihni te gjithe.

 

5- Bledi Cuci zëvendëson Niko peleshin, Nikos i bie barra për rezultatin e Korcës

 

6- Mirela Kumbaro zevendesohet nga Elva Margariti, keshilltare ne Kryeministri, kordinatore e 100 fshatrave.

 

7-Sonila Qato- Do lerë kabinetin. Në vend të saj vihet Eduard Shalsi

 

8-Do rikthejnmë ministrin për Marrëdheniet me Parlamentin. Vlera më e madhe është ky grup parlamentar që kemi sot. Elisa Spiropali bëhet ministre për marrëdhëniet me Parlamenitn

 

9-Erion Brace zëvendëskryeministri i ri

 

(real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *