fbpx

Ndryshime rrënjësore në Champions League

Screenshot_5-13.jpg

Champions League mund të pësojë ndryshime rrënjësore. Zbulimin e ka bërë numri 1 i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Evropë, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Në një intervistë të gjatë për “The Times” Ceferin pohoi se ka marrë propozime që skuadrat më të mira të sezonit të shkuar të kalojnë automatikisht në fazën e grupeve të Champions. “Duhet të mbrojmë ekipet si Ajax këtë vit, apo Monaco dhe Leicester City para disa sezonesh. Ajax ka luajtur në gjysmëfinale këtë vit dhe tani do të duhet të shesin të gjithë lojtarët e tyre, sepse nuk e dinë nëse do të kualifikohen në Champions vitin e ardhshëm.

“Unë mendoj se ne duhet të mbrojmë shumë klube. Një ide është se ato klube që kanë sukses deri në një fazë të caktuar të kompeticionit të konkurrojnë edhe vitin e ardhshëm. Por kjo është vetëm një ide momentalisht. Ne kemi një takim më 11 shtator për ta debatuar atë me ligat dhe klubet”, shtoi ai.

“Një Super Ligë nuk do të ndodhë kurrë deri kur unë të jem këtu”, përfundoi Ceferin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303