fbpx

Ndryshimet e papritura në qeveri, Kuvendi mbledhje të jashtëzakonshme në 4 janar

rama-9.jpg

Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar deputetët të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi. Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të Kryeministrit.  Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme. Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

 

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303